Ballina Europë Sulmi në SouthPort, kryeministri britanik ngre alarmin për aktet terroriste: Jemi të...

Sulmi në SouthPort, kryeministri britanik ngre alarmin për aktet terroriste: Jemi të kërcënuar

19
0

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer tha se sulmi që u mori jetën tre vajzave të reja në Southport korrikun e kaluar, tregon se Britania përballet me një lloj të ri kërcënimi terrorizmi në formën e dhunës ekstreme të kryer nga të vetmuarit të cilët ishin frymëzuar në internet.

“E vërteta e hapur këtu është se ky rast është një shenjë se Britania tani përballet me një kërcënim të ri. Terrorizmi ka ndryshuar Ky kërcënim, sigurisht, mbetet por tani krahas kësaj ne shohim gjithashtu akte të dhunës ekstreme të kryera nga të vetmuar të papërshtatshëm, të rinj në dhomën e tyre të gjumit që përdorin çdo lloj materiali në internet të dëshpëruar për famë ndonjëherë të frymëzuar nga grupet tradicionale terroriste  por fiksuar në atë dhunë ekstreme,” tha Starmer në një konferencë për shtyp.

Adoleshenti britanik Axel Rudakubana, 18 vjeç, u deklarua fajtor për vrasjet të hënën pas sulmit me thikë.

Kryeministri britanik tha gjithashtu se është shpallur një hetim publik për vrasjet, duke premtuar se do të shqyrtojë dështimet e institucioneve shtetërore të cilat u paralajmëruan për Rudakubanën  por që nuk arritën të parandalonin sulmin. Kryeministri britanik këmbënguli që ligjet e vendit për terrorizmin mund të ndryshohen nëse është e nevojshme.

Gjithashtu Sir Keir e përshkroi Rudakubana si të poshtër dhe të sëmurë. Ndërsa sekretari i Brendshëm Chris Philp tha se shumë pyetje mbeten pa përgjigje dhe publiku duhet të dinte kush në qeveri e dinte çfarë dhe kur.