Ballina Politika Zgjedhjet parlamentare/ Rama prezanton Erion Braçen si përgjegjës në njësinë 5 në...

Zgjedhjet parlamentare/ Rama prezanton Erion Braçen si përgjegjës në njësinë 5 në Tiranë

33
0

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, prezantoi pasditen e sotme Erion Braçen para strukturave të PS në Njësinë 5 të Tiranës. Aktiviteti u mbajt në ambientet e Art Turbinës.

Pas largimit nga Divjaka, Braçe do të jetë i deleguar në Njësinë 5, e cila do të jetë zona e tij e re e përgjegjësisë organizative dhe politike.

Ky ndryshim vjen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku pritet që Braçe të luajë një rol kyç në mobilizimin e strukturave të PS-së në këtë njësi.

Pas takimit të prezantimit të Braçes, kryesocialisti Rama do të zhvillojë një tjetër takim me strukturat e PS-së së Tiranës, duke vijuar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.