Ballina Aktualitet Erë e fortë dhe dallgë/ Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi...

Erë e fortë dhe dallgë/ Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit për 2 ditë

39
0

Për shkak të motit të keq në Vlorë, gjatë 2 ditëve të ardhshme, është ndaluar paisja me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe ato te peshkimit të cilat operojnë në det të hapur.

Lundrimi i tyre është ndaluar, gjatë datave 28-29 janar duke filluar nga ora 06:00 datë 28 janar në drejtimin jug-jug-lindje dhe veri-veri-lindje në forcën deri 7-8bft me shpejtësi ere deri 15-35m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 3.50 metra.

Ndaj drejtuesve të mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës ëbhet apel që të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.