Ballina Sport Mbappe më mirë se sa CR7, “Marca” vendos “në peshore” dy sulmuesit,...

Mbappe më mirë se sa CR7, “Marca” vendos “në peshore” dy sulmuesit, shifrat anojnë nga francezi

26
0

Shumëkush ishte skeptik për ardhjen e sulmuesit francez Kylian Mbappe tek skaudra e Real Madrid. I shumë kritikuar nga tifozët e PSG, vetë sulmuesi ishte i bindur në fakt se mbretërorët ishin skuadra e duhur për vijimin e karrierës për të dhe në fakt deri tani numrat po i japin të drejtë atij.

2025 e ka gjetur Mbappe një terminator të vërtetë. 8 gola në 8 ndeshje deri tani, 22 gjithsesj këtë sezon në të gjitha kompeticionet. Me numrin 9 mbi shpinë, njësoj si ish “ylli” i kësaj skuadre Cristinao Ronaldo, “Marca” ditën e sotme madje ka shkuar më tej, duke i vënë në krahasim numrat e francezit me atë të CR7 në vitin e tij të parë me Los Blancos.

Në sezonin e tij të parë, në 2009-2010, Cristiano e mbylli sezonin në kuotën e 33 golave. Por sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, Mbappe me ritmin e realizimeve deri më tani, ku sapo kemi hyrë në gjysmën e dytë të sezonit, do të ketë shumë gjasa që ai ta parakolojë portugezin sa I takon golave të shënuar në sezonin e parë si futbollist i merengues.

Evolucioni i Kylian Mbappe nën udhëheqjen e Ancelottit është mëse i dukshëm. Real Madrid duket se ka gjetur më në fund pasuesin e CR7 në skuadër. Portugezi la një trashëgimi golash e trofesh në Madrid, por Mbappe është në rrugën e duhur, me francezin që i ka të gjitha kartat në rregull, për të bërë edhe më mirë se sa Ronaldo, të paktën ky sezon i parë, po i jep të drejtë sulmuesit të “gjelave”.