Ballina Lifestyle Një hap më pranë fansave, Parashqevi Simaku nis një rrugëtim të ri...

Një hap më pranë fansave, Parashqevi Simaku nis një rrugëtim të ri në Instagram

67
0

Ikona shqiptare, Parashqevi Simaku së fundmi u mësuar se i është bashkuar rrjetit social, Instagram, me një llogari personale.

Kujtojmë se nëpër rrjet që pas bujës së lajmeve ndaj ikonës dhe vëmendjes që iu dha artistes shqiptare disa persona përfituan nga rasti duke hapur llogari në emër të saj.

Për këtë ka qenë biznesmeni Elton Ilirjani ai që ka bërë me dije se të gjitha faqet janë fake. Ndërsa gjatë ditës së djeshme, radar.al shkruan Ilirjani na zbuloi se Parashqevinë tashmë mund ta gjejmë dhe në platformën e njohur “Instagram”.

Në llogarinë e saj, Parashqevi ka ndarë video dhe fotografi që rikujtojnë karrierën e saj, duke emocionuar fansat.

Kujtojmë se para pak kohësh Parashqevia pranoi që të ndiqte kurat për trajtimin e traumave që ndikuan në shëndetin e saj mendor.