Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vijoi sot procesin e zgjedhjes se Drejtorit te Përgjithshëm te RTSH-së.
Por në mbledhjen e sotme anëtarët e Këshillit, në kundërshtim me ligjin për mediet audiovizive dhe të statutit të Radio Televizionit Shqiptar kryen një votim pa diskutuar kriteret që plotëson ose jo secili kandidat!
Sipas juristëve kjo e minon procesin, pasi votohet kandidati me njohuri të kufizuara, pa vërtetuar CV e tij.
Nga ana tjetër votimi konsiderohet i paligjshëm e për rrjedhojë i pavlefshëm sepse është lejuar të votojë një anëtar që gjendet jashtë shtetit, konkretisht në Vietnam, në një kohë që votimi ishte i fshehtë.
Votimi online i këtij anëtari të Këshillit natyrisht zbuloi dhe sesi votoi ai prej Vietnamit.
Mjafton kjo paligjshmëri që i gjithë procesi të shpallet i pavlefshëm.
Kandidatët për postin e Drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar janë: Jetmir Shpuza, Laureta Roshi. Kliton Rama, Aurora Polo, Floriana Paskali, Eni Vasili, Harilla Koçi, Enrik Mehmeti, Flamur Buçpapaj, Ermal Hoxha.