Ballina Dossier HISTORI/ “Nëse humbje peshë të dërgonin në dhomën e gazit”/ Rrëfimi i...

HISTORI/ “Nëse humbje peshë të dërgonin në dhomën e gazit”/ Rrëfimi i 13-vjeçares që u nda nga familja në kampin e Aushvicit

46
0

Susab Pollack, një e mbijetuar e Aushvicit, e cila ishte vetëm 13 vjeç kur mbërriti në kampin e përqendrimit, rritja e kohëve të fundit e antisemitizmit është nxitur nga “injoranca” teksa rrëfen eksperiencën e saj të tmerrshme brenda kampit famëkeq.

E ndarë nga e ëma teksa kalonte portën e kampit, Susan Pollack u tha rojeve naziste se ishte 15 vjeçe që ata ta linin të jetonte.

“Dikush më pëshpëriti, nëna jote do dërgohet në dhomën e gazit. Si mund të përgjigjesha? Unë isha thjesht e pashpresë”, tha ajo

Susan, tani 94 vjeçe, ndau historinë e saj me Sky News përpara Ditës së Përkujtimit të Holokaustit.

Zsuzsanna Blau e lindur në vitin 1930 në Hungari,  u bë e vetëdijshme për antisemitizmin rreth saj që në moshë të re. Xhaxhai i saj u vra nga fashistët. Vrasësi i tij u dënua me vetëm dy vjet burg.

Pasi Gjermania pushtoi Hungarinë në vitin 1944, nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre hungarezë organizuan deportimin e hebrenjve hungarezë, nën mbikëqyrjen e oficerit të lartë, Adolf Eichmann.

Në maj të atij viti, Susan dhe familja e saj u dërguan në Auschwitz-Birkenau në Poloni me kamion bagëtish. Në më pak se dy muaj, pothuajse e gjithë popullsia hebreje e Hungarisë, rreth 825,000, u deportuan.

“Me të mbërritur, ne dolëm me vrap nga kamionët dhe burrat dhe gratë u ndanë menjëherë. Mbeta vetëm, e rrethuar nga të bërtiturat. Ndjeva tmerr dhe shkatërrim”, tha Susan, duke kujtuar momentet e saj të para në kampin e përqendrimit.

Brenda Aushvicit, ajo thotë se ishte “çhumanizuar” dhe mbijetoi duke u sjellë si robot. Ajo tha se duhej të qëndronte përpara Dr Josef Mengele, mjekut famëkeq të kampit, çdo mëngjes, i cili do të shikonte trupat e tyre të zhveshur. Ata që mendohej se po humbnin peshë shumë shpejt dërgoheshin në dhomën e gazit.

“Nuk mendoja se jetonim në një botë që i bën ato gjëra”, shtoi Susan.

Ndërkohë që forcat aleate përparonin në vitin 1944, Susan dhe shumë të tjerë u futën në një “marshim vdekjeje” nga Aushvici.

Të burgosurit u zhvendosën nga kampet afër frontit dhe u detyruan të ecnin në distanca të gjata në të ftohtin e ashpër, me pak ose aspak ushqim, ujë ose pushim. Ata që nuk mbanin dot ritmin pushkatoheshin.

Susan u dërgua në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen në Gjermani, ku vuante nga tuberkulozi dhe tifoja.

“Doja të vdisja. Nuk kisha më energji. Kur u çlirova në Bergen-Belsen, nuk mund të ecja, mezi flisja dhe thjesht u zvarrita për të vdekur. Ndjeva një palë duar të buta, duke më ngritur lart. Ishte një ushtar britanik”, tha ajo.

Ajo dhe të tjerët u dërguan më pas në Suedi, ku u dhanë ushqim rregullisht.

“Në kamp kishim një burrë hebre rreth të 20-ave që luante muzikë çdo natë. Kur fikeshin dritat, ai luante muzikë klasike dhe kjo ishte ajo që më ndihmoi shumë, të mos humbja shpresën”, tha Pollack.

Mendohet se rreth 1.1 milionë njerëz u vranë në kampin e shfarosjes së Aushvicit në më pak se pesë vjet që ekzistonte. Shumica, rreth një milion, ishin hebrenj.