Ballina Lifestyle I dhuruan mbështetje gjatë rrugëtimit të tij, këta dy këngëtarë të njohur...

I dhuruan mbështetje gjatë rrugëtimit të tij, këta dy këngëtarë të njohur janë daja dhe tezja e finalistit të ‘BBVK3’

80
0

Boksieri Drilon Rama, një emër tashmë i njohur për publikun, po shijon popullaritetin e madh që fitoi pas triumfit në një reality show të njohur.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, Driloni ka ndarë momente nga jeta e tij, duke prezantuar edhe të afërmit, dajën dhe tezën, në këtë rast dy këngëtarë të njohur, Skender Hasi dhe Kosovare Hasi, të cilët i kanë dhuruar mbështetje gjatë rrugëtimit të tij.

Kujtojmë se Drilon Rama arriti të rrëmbejë çmimin kryesor prej 140 mijë euro, duke u bërë një ndër fituesit më të spikatur të këtij formati.

Suksesi i tij ka zgjuar interes të madh dhe e ka vendosur atë në qendër të vëmendjes publike.