Fabrizio Corona ka shkaktuar një dramë të madhe në rrjet!
Ai ka zbuluar se Fedez kishte një të dashur prej vitesh, madje edhe para se të takonte Chiara Ferragni. Një marrëdhënie e torturuar që nuk u përjetua asnjëherë publikisht sepse Angelica Montini, nuk donte të ekspozohej kaq shumë.
Edhe ditën e dasmës me Chiarën, Fedez, sipas asaj që zbuloi Corona, e ka telefonuar Angelicën për t’i thënë se e do dhe se do të hiqte dorë nga gjithçka për të, duke prishur martesën.
Më 1 shtator 2018, pesë minuta para se të ngjiteshin në altar, Fedez u mbyll në banjë për të telefonuar Angelicën. Ai i tha: “Të dua, nëse më thua të heq dorë nga gjithçka, heq dorë”.
Ajo iu përgjigj: “Edhe unë të dua, por jam e gatshme të qëndroj në hije”.
Ky version, sipas Coronas, konfirmohet nga një audio e Angelica Montini, të cilën ish-paparaci e bëri publike: “Po, është e vërtetë.”