Ballina Kronika Një i Rrugores, tjetri i Rendit/ AMP mbyll në ‘arrest shtëpie’ dy...

Një i Rrugores, tjetri i Rendit/ AMP mbyll në ‘arrest shtëpie’ dy efektivët e Elbasanit, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

38
0

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën “Arrest në shtëpi” për dy efektivë policie, që akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Masa e arrestit shtëpiak u caktua ndaj efektivëve:

➡️ Inspektor N. XH., me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Elbasan.

➡️ Inspektor E. K., me detyrë punonjës policie në Sektorin e Policisë Rrugore Elbasan.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” për dy punonjës policie, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

➡️ Inspektor N. XH., me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Elbasan.

➡️ Inspektor E. K., me detyrë punonjës policie në Sektorin e Policisë Rrugore Elbasan.

Vendimi i Gjykatës erdhi në bazë të procedimit penal të vitit 2024, ku nga veprimet hetimore të thelluara të AMP nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u bë e mundur grumbullimi i provave dhe fakteve që krijojnë dyshimin e arsyeshëm për implikimin e këtyre punonjësve në veprime korruptive dhe shpërdorim të detyrës.