Situata në qytetin e Durrësit është mjaft problematike për shkak të përmbytjeve, ku mbi 200 shtëpi private ndodhen nën prezencën e ujit. Zonat më të prekura përfshijnë ish-Kënetën, Plazhin, Spitallë, dhe njësitë administrative të Sukthit dhe Katundit të Ri.
Deri tani, 10 familje janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa procesi i evakuimit vijon për familje të tjera të prekura. Autoritetet lokale janë angazhuar në terren për të përmirësuar situatën dhe për të larguar ujin nga banesat. Qendra shëndetësore në Sukth është gjithashtu përmbytur.
Në qytet, situata ka filluar të normalizohet, pasi uji është tërhequr nga rrugët, duke lehtësuar kalueshmërinë dhe aktivitetet e përditshme.