Ballina Europë Rrëzohet me motor, humb jetën tragjikisht në Milano gazetari i Corriere della...

Rrëzohet me motor, humb jetën tragjikisht në Milano gazetari i Corriere della Sera

59
0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Milano, pak pas mesnate, përgjatë A51, pranë Cologno Sud. Viktima e aksidentit është identifikuar si Fabio Postiglione, një gazetar napolitan, 44-vjeçar.

Postiglione do të kishte humbur kontrollin e motoçikletës së tij, duke përfunduar në anë të rrugës dhe gjendja e tij u shfaq menjëherë kritike, që në momentin që u shtrua në spitalin San Raffaele. Punonjësit e shëndetësisë ndërhynë në vendngjarje, por nuk mund të bëhej asgjë për gazetarin napolitan. Ai ndërroi jetë pak pasi mbërriti në spitalin, raportojnë mediat italiane.

Dinamika dhe shkaqet e aksidentit po hetohen nga Policia Rrugore italiane.

Fabio Postiglione ka punuar që nga viti 2020 për Corriere della Sera. Karrierën e tij ai e filloi në Napoli me gazetën Il Roma.

Një profesionist që nga viti 2009, ai u vendos mes gazetarëve të krimit dhe gjyqësorit në qytet, pasi u zhvendos nga Il Roma në Corriere del Mezzogiorno, përpara se të transferohej në redaksinë e Corriere della Sera, në Milano.