Ballina Kronika Eksploziv një biznesi në Fushë-Krujë, pronari: Nuk kam konflikte me askënd! Autorët…

Eksploziv një biznesi në Fushë-Krujë, pronari: Nuk kam konflikte me askënd! Autorët…

29
0

Në një lokal në Fushë-Krujë në orët e para të mëngjesit shpërtheu një sasi lënde plasëse, e cila ishte vendosur në fasadën e objektit.

Lokali, në pronësi të 45-vjeçarit Bledar Tali ndodhet në vendin e quajtur ish-Kooperativa Partizani, ku si pasojë e shpërthimit të fortë e gjithë godina ka dalë jashtë funksionit.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 31.01.2025, në orët e para të mëngjesit, në Fushë-Krujë, janë dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse xhamat e fasadës së jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit B. T.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.