Ballina Kosovë Pagoi vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli mohon krimin: Jam i pafajshëm!...

Pagoi vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli mohon krimin: Jam i pafajshëm! Bashkëpunëtori e nxjerr zbuluar

66
0

“Jam plotësisht i pafajshëm”, deklaroi Naim Murseli, që akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, në seancën e sotme gjyqësore.

Por, gjatë seancës i pandehuri Tom Dodaj, që akuzohet se i ka shitur Naim Murselit armën me të cilën u ekzekutua në sy të dy fëmiijëve të saj Liridona, ka nxjerrë zbuluar “bashkëpunëtorin” e tij.

Para trupës gjykuese ai ka pranuar fajsinë dhe faktin se i kishte shitur për 280 euro Naim Murselit armën me të cilën Granit Plava ka kryer vrasjen e Liridona Ademajt.

Të akuzuar në këtë rast janë bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, dhe tre të tjerë, Kushtrim Kokalla, Granit Plava dhe Tom Dodaj.

Liridona Ademaj u vra në 29 nëntor 2023. Ngjarja, e raportuar fillimisht si grabitje ngjalli shumë dyshime dhe reagime të mëdha nga ana e publikut. Dy ditë më vonë autoritetet arrestuan dy persona. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

Prokuroria akuzoi Murselin për veprën penale “vrasje në bashkëkryerje”, Granit Plavën për veprën “vrasje” dhe Kushtrim Kokallën për veprën “marrëveshja për të kryer vrasjen”.

Identiteti i të akuzuarit të katërt, Tomë Dodajt, u bë publik më vonë. Ai ngarkohet me veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.