Ballina Bota Një adoleshente sulmohet për vdekje nga peshkaqeni në një plazh të njohur...

Një adoleshente sulmohet për vdekje nga peshkaqeni në një plazh të njohur në Australi

56
0

Një vajzë adoleshente ka gjetur vdekjen në një sulm të dyshuar të peshkaqenit në një pikë turistike në brigjet juglindore të Queensland, Australi.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në plazhin Woorim në ishullin Bribie rreth orës 16:45 të së hënës pas raportimeve për një ‘incident të kafshimit serioz të peshkaqenit’, shkruajnë mediat e huaja.

Mësohet se adoleshentja, 17 vjeçe, u sulmua teksa po notonte 100 metra në det të hapur në skajin juglindor të ishullit.

Ajo ka pësuar lëndime ‘katastrofike’ në pjesën e sipërme të krahut dhe trupit dhe nuk ka mundur të shpëtohet në vendngjarje.

Lloji i peshkaqenit të përfshirë është aktualisht i panjohur.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë më shumë se një duzinë njerëzish të urgjencës në vendngjarje duke folur me plazhistët.

Woorim është një destinacion popullor dhe mbikëqyrja – edhe me dron – përdoret nga autoritetet për të monitoruar prezencën e peshkaqenëve në plazh.