Ballina Kronika Aksident në hyrje të qytetit të Gramshit, raportohet për një viktimë dhe...

Aksident në hyrje të qytetit të Gramshit, raportohet për një viktimë dhe dy të plagosur

56
0

Një aksident raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm (3 shkurt) në hyrje të qytetit të Gramshit, ku mësohet se ka ndërruar jetë një person.

Burime bëjnë me dije se viktimë ka mbetur një 50-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Ndërkohë dy të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Në aksident raportohet se janë përfshirë dy automjete, njëra tip “Benz” dhe tjetra “Opel”.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të aksidenti.