Ballina Dossier Retrospektivë/ Si u vunë në punë tri veprat e para të Ujësjellësit...

Retrospektivë/ Si u vunë në punë tri veprat e para të Ujësjellësit të Durrësit 85 vite më parë (FOTO)

84
0

Shkurt 1940, në këtë muaj daton ndërtimi i Depos nr 1 (pranë Kodrës së Vilës), nga e cila furnizohet me ujë qyteti i Durrësit. Në këtë vit nisën punimet për Ujësjellësin që do të furnizonte me ujë qytetin bregdetar, i cili në vitin 1940 ka pasur një popullsi prej rreth 10 500 banorë.
Në po këtë vit përfundoi edhe ndërtimi i Depos nr 3 në Arapaj dhe paralelisht me të, edhe ndërtimi i stacionit të pompave në Pjezë të Shijakut. Ishte një stacion i thjeshtë, i cili e merte ujin nga shtrati i lumit Erzen, nga ku shkonte direkt tek vaskat e dekantimit që ishin ndërtuar në stacion. Për të larguar turbullirën që kishte uji i lumit, tek këto vaska hidhej fosfat alumini dhe në këtë mënyrë uji ishte gati për të nisur rrugën drejt Durrësit me anë të një tubacioni me dimension 300 mm, material gize.
Në këtë mënyrë Depo nr 1 me kapacitet 2000 m3 dhe Depo nr 3 me kapacitet 600 m3, ishin të parat që mendohej se do të furnizonin qytetin normalisht si dhe do të përballonin edhe shtesën natyrore të popullsisë. Ishin vite kur qyteti i Durrësit kishte marrë një zhvillim të vrullshëm, ndikuar edhe nga sfondi i ngjarjeve në dekadën e katërt të shekullit të XX.