Ballina Sport Ronaldo “mesazh” Ancelottit: Mbappe nuk është sulmues qëndre, ky është problemi

Ronaldo “mesazh” Ancelottit: Mbappe nuk është sulmues qëndre, ky është problemi

51
0

Ancelotti ka aktivizuar Kylian Mbappe në këtë sezon si sulmues qëndre, por ylli francez nuk ka dhënë më të mirën e tij. Si shumë të tjerë, edhe Cristiano Ronaldo mendon se ky  nuk është pozicioni i tij natyral, ndaj paraqitjet nuk janë pozitive.

“Pozicioni i qendërsulmuesit është disi i vështirë për Mbapenë pasi ai nuk di se si të luajë në atë pozicion. Nuk them se nuk mundet, por thjesht nuk është pozicioni i tij.

“Nëse do të luaja në Madrid do ta kisha mësuar që të luante si nënç. Unë mësova që të luaja në pozicion edhe pse për shumë vite kam luajtur në krah. Shumë persona e kanë harruar këtë”- tha ai.