Real Madridi ka reaguar ashpër pas humbjes së diskutueshme ndaj Espanyol, duke akuzuar arbitrimin spanjoll për padrejtësi dhe manipulim. Klubi madrilen është i revoltuar me vendimin për të mos përjashtuar mbrojtësin e Espanyol, Carlos Romero, pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Kylian Mbappé kur rezultati ishte ende 0-0. Jo vetëm që Romero u kursye nga kartoni i kuq, por më vonë shënoi edhe golin e fitores për Espanyol, duke e lënë Realin të zhgënjyer.
Në një deklaratë zyrtare, klubi madrilen ka akuzuar Federatën Spanjolle të Futbollit për një sistem të padrejtë gjykimi, duke e cilësuar këtë ndeshje si kulmin e një gare të manipuluar.
“Ngjarjet e ndodhura në këtë ndeshje kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor apo interpretimit të gjyqtarëve. Ajo që ndodhi përfaqëson kulmin e një sistemi të gjykimit plotësisht të diskredituar, në të cilin vendimet kundër Real Madridit kanë arritur një nivel të manipulimit dhe falimentimit të garës, që më nuk mund të injorohen,” shkruhet në reagimin e klubit.
Një tjetër moment i kontestuar ka qenë anulimi i golit të Viniciusit nga VAR, vendim që ka nxitur edhe më shumë polemika. Reali ka kërkuar të publikohen audioncizimet nga dhoma e VAR-it për të zbuluar arsyet e këtyre vendimeve të diskutueshme.
Madrilenët kërkojnë reforma urgjente në Federatën Spanjolle të Futbollit dhe sistemin e arbitrimit në La Liga, duke theksuar se nuk do ta lënë këtë çështje të kalojë pa një hetim të thelluar.
Ballina Sport ‘Sistem i korruptuar dhe i diskredituar’, Real Madridi shpërthen ndaj arbitrave pas...