Ballina Rajoni 300 tërmete brenda 48 orëve, mediat greke: Mbi 11 mijë banorë të...

300 tërmete brenda 48 orëve, mediat greke: Mbi 11 mijë banorë të Santorinit janë larguar nga ishulli

51
0

Banorët e Santorinit po largohen masivisht nga ishulli pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike që kanë tronditur zonën. Sipas raportimeve nga mediat greke, mbi 11 mijë qytetarë janë larguar deri më tani, ndërsa pamjet tregojnë njerëz që i drejtohen porteve me valixhe dhe kafshët shtëpiake me vete.

Në 48 orët e fundit, janë regjistruar mbi 300 tërmete pranë ishullit, duke shkaktuar frikë tek banorët. Ekspertët paralajmërojnë se aktiviteti sizmik mund të zgjasë për javë të tëra, ndërsa autoritetet kanë marrë masa parandaluese duke mbyllur shkollat për gjithë javën dhe duke këshilluar shmangien e grumbullimeve të mëdha.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka bërë thirrje për qetësi, ndërsa ekipet e emergjencës po monitorojnë situatën nga afër.