Një ditë përpara ditëlindjes së tij të 40-të, Cristiano Ronaldo bëri një intervistë speciale për “Chiringuito”, ku e vuri theksin në momentet më të rëndësishme të karrierës së tij. Portugezi është shumë pranë arritjes së 1000 golave, dhe aktualisht i duhen edhe 77 realizime për të arritur këtë shifër të pabesueshme.
Ronaldo shprehu me siguri se është lojtari më i mirë në histori, duke theksuar se askush tjetër nuk është më i kompletuar se ai, pasi është i shpejtë, i fortë dhe i aftë të shënojë me kokë dhe me të majtën. Ai theksoi se për ata që e konsiderojnë të papërfunduar, është thjesht një gënjeshtër.
Për rivalitetin me Lionel Messin, Ronaldo e quajti atë një luftë të shëndetshme që ka zgjatur për 15 vjet, dhe e krahasoi me rivalitetin e Prost dhe Senna. Ai e vlerësoi gjithashtu marrëdhënien e tij me Messin, duke përmendur momentet gazmore, siç ishin momentet kur ai përkthente për çmimet e futbollit.
Ronaldo gjithashtu foli për disa trajnerë, duke kritikuar disa prej tyre që, sipas tij, nuk kishin asnjë ide nga futbolli, edhe pse pa dhënë emra të veçantë.
Më pas, ai u ndal te periudha e tij në Real Madrid, ku theksoi se do ta mbante gjithmonë këtë ekip në zemrën e tij, duke e cilësuar atë si skuadrën ku ishte më i lumtur dhe ku realizoi momentet më të rëndësishme të karrierës së tij.