Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka zhvilluar një takim me demokratët e Durrësit.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Garo shkruan se takimet e saj me demokratët kanë qenë entuziaste. Ajo shprehet se në takime u fol tepër edhe për protestën e 8 Shkurtit, që pritet të zhvillohet nga Partia Demokratike në Tiranë.
Garo shprehet se Durrësi dhe gjithë Shqipëria do vërshojnë në shesh më datë 8 shkurt, ora 17:00.