Ballina Europë Të shtëna me armë në një shkollë në Suedi, pesë persona të...

Të shtëna me armë në një shkollë në Suedi, pesë persona të plagosur

43
0

Të shtënat kanë ndodhur në një shkollë në Suedi, konkretisht në qytetin Örebro.

Policia njoftoi të martën se ata “po i përgjigjeshin një kërcënimi për një sulm vdekjeprurës në një shkollë” dhe sipas mediave ndërkombëtare, një person i panjohur qëlloi me armë automatike.

Mes të sulmuarve ka edhe policë. Qytetarët këshillohen që të qëndrojnë larg zonës së rrethuar. Raportohet se pesë persona kanë mbetur të plagosur.