Inteligjenca Artificiale kineze që sfidon gjigandët amerikanë
DeepSeek R1
Është inteligjenca artificiale kineze open source, që tashmë ka lënë pas edhe ChatGPT në dyqanin virtual të aplikacioneve Apple dhe Android.
Vetëm 5.6 milion dollarë
Ajo funksionon pa mikrochip-e të fjalës së fundit, dhe ka arritur të lërë pas Open Ai në aspekte të ndryshme të llogaritjeve apo arsyetimit.
Themeluesi i saj, Liang Wenfeng ka zgjedhur të rinj kinezë të diplomuar, në vend të inxhinierëve ekspertë. Ka thënë se është motivuar më shumë prej kuriozitetit shkencor, se sa prej fitimit
Kufizimet e SHBA kanë shtyrë DeepSeek të përqëndrohet mbi të gjitha në optimizimin e modelit, duke reduktuar kështu konsumin e memories dhe duke aktivizuar vetëm parametrat thelbësore
Ndryshe nga OpenAI dhe Google, DeepSeek ka zgjedhur open source, që do të thotë e ka bërë kodin e aplikacionit që të jetë i disponueshëm për të gjithë
Modeli DeepSeek censuron tema të tilla delikate në Kinë, si Sheshi Tiananmen apo Taivani, duke respektuar direktivat qeveritare kineze
Suksesi i DeepSeek ka bërë që të bjerë vlera në bursë e kompanive gjigande të teknologjisë.
Nvidia -17%
Oracle -14%
Nasdaq -3.1%
DeepSeek është demonstrimi se optimizimi dhe efiçenca mund të sfidojnë investimet miliardëshe të Inteligjencës Artificiale amerikane. / bota.al