Gazeta “Bild” sot ka zbuluar një klauzolë të bujshme në kontratën e Harry Kane me Bayern Munich. Duket se sulmuesi anglez po planifikon largimin, sepse ka një synim tjetër.
Kane mund të largohej në merkaton e janarit për 80 mln euro ose mund ta ushtrojë klauzolën në merkaton e verës me shifër 65 mln euro, nëse transferohet në Premier League.
Sulmuesi anglez mund të bëhet golashënuesi më i mirë në Premier League, nëse kthehet për të luajtur në një skuadër angleze. 65 mln euro nuk është shifër e lartë për një lojtar të kalibrit të tij.
Bayern është i informuar për qëllimet e lojtarit dhe po mendon për pasuesin. Ai është lojtari i Leipzig, Benjamin Sesko, i cili kushton 75 mln euro.