Ballina Lifestyle Milionat që Kanye mund të humbasë për shkak të fotos së Bianca...

Milionat që Kanye mund të humbasë për shkak të fotos së Bianca Censorit në Grammy

37
0

Kanye West dhe Bianca Censori ishin në qendër të medias teksa ndodheshin në tapetin e kuq të Grammy. Ky ishte praktikisht qëllimi i të dyve: të bënin të gjithë të flisnin për to, dhe realiteti është se ata e bënë.

Kanye dhe partnerja e tij u shfaqën vetëm për të krijuar polemika. Teksa po fotografoheshin, Bianca hoqi pallton e zezë dhe tregoi një fustan transparent.

Madje atë ditë u përfol se ata ishin përjashtuar, por realiteti është se gjithçka tregon se ata u larguan kur ia arritën qëllimit në tapetin e kuq, siç konfirmoi vetë Kanye në një postim në Instagram që e fshiu.

Kanye West dhe Bianca Censori u bënë kryefjala me atë që ndodhi në tapetin e kuq. Por nëse të dy mendonin se mund t’i shpëtonin, e kishin gabuar dhe tani duhet të përballen me lajmin e keq të asaj që ndodhi.

Sipas Daily Mail, investitorët japonezë që kishin punësuar Kanye për dy shfaqje në Tokyo Dome thuhet se po tërhiqen nga negociatat tashmë të dakorduara, të gjitha për shkak të paraqitjes së diskutueshme nudo të gruas së tij Bianca në tapetin e kuq. Kontrata për dy shfaqjet në Japoni kap vlerën e 20 milionë dollarëve, e cila tashmë është në rrezik.

“Kanye thjesht e shfrytëzon çdo mundësi që i del përpara. Marifeti ishte jashtëzakonisht rrëqethës dhe u prit me tmerr në Japoni,” thanë burime në Tokio për Daily Mail.

Për momentin, asnjëri nga çifti nuk ka folur për këtë polemikë apo komente negative, ajo që na e bën shumë të qartë është se të dy ia arritën qëllimit.