Në kuadër të matjes së parë lidhur me zgjedhjet politike të 11 majit 2025, nga datat 15-30 janar 2025 MRB-Hellas dhe Datacentrum ka realizuar procesin e mbledhjes së të dhënave me 1600 qytetarë.
Kjo matje e parë politike e zgjedhjeve të 2025 nga Barometri në Euronews Albania tregon nëpërmjet gjashtë pyetjeve situatën e përgjithshme në vend në më pak se 100 ditë përpara “11 majit”.
Po kështu 1600 persona janë pyetur ballë për ballë për situatën ekonomike të vendit.
Përgjigjjet tregojnë se 32.1% e tyre e vlerësojnë pozitivisht situatën ekonomike të vendit, 45% e tyre negativisht dhe 22.9% janë neutral në vlerësimin e tyre.
Lidhur me situatën ekonomike të familjes 43.1 % e të pyeturve shprehen të kënaqur ndërsa 22.4% e tyre shprehen të pakënaqur dhe 34.5% mendojnë se janë ekonomikisht njësoj.
Por a janë optimistë për të ardhmen në vitin e ardhshëm?
39.7% qytetarëve të pyetur shprehen optimistë për situatën ekonomike të vendit në 12 muajt e ardhshëm, 17.9% janë pesimistë për situatën ekonomike të vendit në 12 muajt e ardhshëm ndërkohë 38.4% e tyre mendojnë se vendi do të ketë të njëjtën situatë ekonomike.
Të pyetur për situatën ekonomike të familjeve tyre në 12 muajt e ardhshëm 40.4% e tyre kanë shpresë se do të përmirësohet, 12.5% e tyre mendojnë se do të përkeqësohet dhe 45% mendojnë se do të qëndrojë e njëjtë.
A po shkon vendi në drejtimin e duhur apo jo?
45.5% e qytetarëve mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur, 43% e tyre mendojnë se po shkon në drejtimin e gabuar dhe 11.1% e tyre mendojnë se po rri në vend numëro./Euronews.al