Një gjykatëse federale ka bllokuar urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Trump, i cili synonte t’i jepte fund të drejtës për shtetësi për ata që lindin në Shtetet e Bashkuara.
Gjykatësja argumentoi se ky urdhër është antikushtetues dhe i shkel traditën 250-vjeçare të vendit, që ka njohur këtë të drejtë për shekuj.
Ajo theksoi se asnjë gjykatë në SHBA nuk ka mbështetur deri tani interpretimin e presidentit dhe se kjo gjykatë nuk do të ishte e para që e miraton atë. Ky është i dyti rasti që urdhri i Trump bllokohet nga një gjykatë federale, ndërkohë që pritet të shqyrtohen edhe disa padi të tjera nga prokurorë të shteteve të ndryshme dhe organizata që mbështesin të drejtat e emigrantëve.