Ballina Politika ‘Shqipëria si Somalia’, Rama: Pritëm 12 mln turistë, mos shih me gjyzlykët...

‘Shqipëria si Somalia’, Rama: Pritëm 12 mln turistë, mos shih me gjyzlykët e bretkosave të kënetës së opozitës! Lider rajonal për prokurimet publike

43
0

Në episodin e radhës të ‘Sy më sy’, kryeministri Rama vijoi me përgjigjet ndaj komentuesve në rrjetet sociale. Teksa një komentues i shkruan se në vend nuk ka ujë të pijshëm dhe njërëzit e marrin me bidona si në Somali kreu i qeverisë i përgjigjet se nëse vendi ynë do të ishte në këtë situatë situatë si ka mundësi që numri i turistëve sa vjen e rritet?!

“Dje në prezantimin e raportit të monitorimit për rajonin tonë, SIGMA e ka cilësuar Shqipërinë lider rajonal për menaxhimin e financave publike, prokurimet publike, ecurinë e administratës publike qeverisjen digjitale e kështu me radhë. SIGMA është një organizatë prestigjioze që operon për llogari të BE dhe monitorimi i saj bazohet në leximin skrupuloz të të dhënave të shifrave dhe të fakteve. Mirëpo ky përfundim shumë inkurajues dhe vlerësim i lartë për ecurinë dhe pozicionin aktual të vendit tonë e ka shqetësuar Albanin siç ka shqetësuar dhe shumë të tjerë që fatkeqësisht i mbajnë veshët nga ‘’këneta e kuak-kuakve’’. Po mirë mo, Alban nëqoftëse Shqipëria është Somali siç thua ti, si ka mundësi që vetëm rritet numri i turistëve që e vizitojnë Shqipërinë çdo vit; 1 milionë italianë vjet o  Alban, apo dava italianesh thuaj.

Po gjermanët, po francezët, po holandezët, po suedezët apo populli dele i Europës? Po 5 mijë e kusur japonezë o Alban. Po ata? Se s’mund të themi që edhe ata janë shqiptarë më pasaportë japoneze se këtyre të tjerëve megjithëse po shkojnë 12 milionë ia keni gjetur, që janë të gjithë shqiptarë që kthehen për të sjellë bukë për familjet e tyre që ‘’po vdesin rrugëve” këtu në Shqipëri.  E mirë turistët po si u çmendën dhe këto organizatat ndërkombëtare, si u çmend dhe BE, KE që vlerëson lart Shqipërinë? Si u çmendën të gjithë këta, Këshilli Evropian që vijnë bëjnë samit në Shqipëri, NATO që do të vijë të bëjë samit në Shqipëri? Se di! Nuk e di si i jep drejtim ti kësaj po unë për veten time kam një sugjerim: ktheja kurrizin ‘’kënetës’’, mos i dëgjo më kuak-kuaktë”, tha Rama.