Ballina Kronika Sulmoi babë e bir, shpallet në kërkim 28 vjeçari në Krujë

Sulmoi babë e bir, shpallet në kërkim 28 vjeçari në Krujë

42
0

Një 28 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Krujës pasi bashkë me një tjetër, ende i paidentifikuar, kanë dhunuar dy persona babë e bir, 72 dhe 49 vjeç.

Gjatë largimit, 28 vjeçari ka goditur me automjet 72 vjeçarin, i cili ndodhet në spital.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shpallur në kërkim shtetasin D. Gj., 28 vjeç, pasi bashkë me një shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur shtetasit A. S., 49 vjeç dhe Sh. S., 72 vjeç (babë e bir).

Gjithashtu, shtetasi D. Gj. ka goditur me automjet, shtetasin Sh. S., gjatë largimit. Shtetasi Sh. S. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.