Ballina Aktualitet Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës me “dore te hekurt” për debitoret aktual dhe...

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës me “dore te hekurt” për debitoret aktual dhe marrjen e masave për debitorët e vjetër/ Foto + video

162
0

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës është duke punuar në terren për ndërgjegjësimin e debitorëve për të likujduar faturat e papaguara. Katër grupe të njësisë Task-Forcë pranë Shoqërisë Rajonale janë duke kryer një kontroll të të gjithë abonentëve debitorë në qytetin e Shijakut. Fokus i punës është evidentimi i debitorëve, njoftimi i tyre për sanksionet që parashikon ligji si dhe marrjen e masave për shlyerjen e debive të vjetra. Drejtori i Task-Forcës pranë SHRUKD Nikolla Simaku thotë se nuk do të ketë asnjë tolerim për personat debitorë, ndërkohë që shpjegon edhe procedurat që ata duhet të ndjekin.

Inspektorët e UK Rajoni Durrës iu kanë bërë të ditur debitorëve se mund të paraqiten pranë zyrave të Shoqërisë për të lidhur aktmarrëveshje duke paguar shumën e papaguar me anë të kësteve duke filluar nga 2000 lekë në muaj.