Ballina Politika Çupi tregon bisedën me Berishën disa vite më parë: Saliu i besoi...

Çupi tregon bisedën me Berishën disa vite më parë: Saliu i besoi Lulit, por e kishte frikë

47
0

Analisti Frrok Çupi ka treguar në nje emision televiziv një bisedë që ka bërë në kafe me Sali Berishën disa vite më parë.

Ai tha se Berisha i besoi Lulzim Bashës, por kishte frikë nga ligësia e tij. Sakaq, Çupi theksoi se në këtë rast Berisha ishte një mik që ra viktimë.

“Kjo ndodh për disa arsye, sepse PD në sjelljen e saj dhe në atë çfarë kanë bërë liderët e PD, nga i madhi te i vogli, ata kanë hije shumë të rëndë dhe kanë lënë hije pas. Do të ishte naivitet shumë i madh të thuash që Lulzim Basha nuk është më Sali Berisha. Është marrëzi. Do të thotë të jesh fëmijë nga mendja. Sepse ai e krijoi vetë, e mori nga e mori dhe kjo është një histori e tërë.

Vonë pas zgjedhjeve të 2017, unë kam pirë një kafe me Saliun dhe kemi folur si miq dhe kemi folur për Lulin. Saliu e ka çmuar në sy të njerëzve, të paktën kur ai mendonte që kur ty mund të ndikonte publiku dhe unë isha një prej atyre. Edhe e ka çmuar deri në ekstremë, deri në fazën kur më tha ‘Dëgjo, nga e mira e tij, nga guximi i tij, unë e kam frikë Lulin’. Ai mu duk dhe si viktimë, si një mik që ka rënë viktimë. Ai kishte gjetur një Lul, nga i cili kishte frikë ky.

Mendoj që në ato që shpjegoi e kishte frikë për nga ligësia. Unë po them se çfarë më shpjegoi. Iu mbush mendja për të ndërtuar Rrugën e Kombit dhe vajti te sheikët në Arabinë Saudite dhe atje ai iu mbiu atyre atje. Edhe i thash, ‘po lëre mo Luli, do e shtyjmë disa kohë’. Edhe më tha ‘o plotësoj atë o s’ka’. Ajo këmbëngulja e tij për t’i shkuar mendjes së tij deri në fund, siç i thotë truri, mua më frikësoi”, u shpreh analisti.