Ballina Kronika Makina përplas këmbësorin në Elbasan/ Dërgohet me urgjencë te Trauma, shoferi largohet...

Makina përplas këmbësorin në Elbasan/ Dërgohet me urgjencë te Trauma, shoferi largohet nga vendngjarja

41
0

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Kyçyk të bashkisë Elbasan. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një automjet tip autoveturë  ka përplasur një këmbësor, i cili po qarkullonte në rrugën rurale.

Ndërsa, burime jo zyrtare konfirmuan se i plagosur ka mbetur një 55-vjeçar i cili  është në gjendje të rëndë për shkak të frakturave të pësuar nga aksidenti.

55 vjeçari, banor i fshatit Kyçyk është dërguar për trajtim të specializuar në spitalin e Traumës.

Drejtuesi i automjetit sipas informacioneve paraprake pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë, policia po punon  për identifikimin e tij dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.