Ballina Kronika Punëtori i pasiguruar humbi jetën, vihet në pranga administratori i shpallur në...

Punëtori i pasiguruar humbi jetën, vihet në pranga administratori i shpallur në kërkim

57
0

Ka rënë në prangat e policisë, 56-vjeçari Çlirim Hoxhallari, i shpallur në kërkim për vdekjen e një 47-vjeçari. Hoxhallari ishte administratori i firmës në të cilën punonte i pasiguruar viktima, i cili humbi jetën më 17 dhjetor gjatë punës për rikonstruksionin e një objekti në lagjen “13 shtatori” në Berat. Një masiv guri i shkëputur nga kalaja zuri poshtë dhe i mori jetën viktimës. Për Hoxhallarin Gjykata e Beratit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Njoftimi:

Për rastin janë vënë në pranga më parë, investitorja e objektit dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit.

Si rezultat i kontrolleve për ndalimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më datë 17.12.2024, në lagjen “13 shtatori”, ku humbi jetën, gjatë punës për rikonstruktimin e një objekti, shtetasi G. S., sepse e zuri poshtë një masiv guri që u shkëput nga zona e kalasë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Ç. H.  56 vjeç, banues në Berat.

56-vjeçari, administrator i firmës së ndërtimit, të kontraktuar për rikonstruktimin e objektit, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Beratit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.