Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët u shpreh se “5B” të përmendura në dëshminë e Arben Ahmetajt, janë dëshmi e një organizate kriminale me ministra të emëruar nga Belinda Balluku.
Ai u shpreh se zv.kryeministrja ka siguruar 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, pasi ka rritur ofertën nga 130 mln euro në 180 milionë.
“Në një takim në Ankara Rama e Balluku siguruan 50 mln euro me tunelin e Llogarasë Nga 130 mln euro që ishte oferta e rritën 180 milionë për të fituar 50 milionë euro. “5B” e Belinda Ballukut ishte dëshmia tjetër e një organizate kriminale ministra të emëruar nga lubia, Rama duhej të kishte dhënë dorëheqjen të nesërmen por nuk ka kurajë sepse dosjet e tij janë aq të rënda sa dhe 2 jetë po ti ketë, vitet e burgut që meriton nuk i kryen dot”, tha ajo.