Shtatë persona kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e dendur në shtetin verilindor brazilian të Pernambuco, tha mbrojtja civile.
Reshjet e dendura të shiut janë regjistruar që nga pasditja e së mërkurës në qytetin Recife, kryeqyteti i Pernambuco-s, sipas raportit të institucionit të cituar nga rrjeti lokal i lajmeve Globo.
Kryetari i bashkisë së Recife, Joao Campos, pezulloi mësimin në disa zona të qytetit, ndërsa më shumë se 90 familje u detyruan të evakuoheshin nga zonat me rrezik të lartë për shkak të rrëshqitjeve të dheut.
Të paktën 18 komuna që përbëjnë zonën metropolitane të Recifes kanë njoftuar ndalimin e shpërndarjes së ujit të pijshëm për shkak të problemeve të pompimit të shkaktuara nga përmbytjet.
Recife mbetet në gatishmëri të lartë për shkak të reshjeve në 24 orët e fundit, sipas zyrës së bashkisë.