Ballina Politika Gazetari pyet ChatGpt sa mandate merr PD, PS dhe partitë e reja?...

Gazetari pyet ChatGpt sa mandate merr PD, PS dhe partitë e reja? Ja rezultatet

83
0

Gazetari Bledian Koka ishte këtë të enjte i ftuar në një emision televiziv ku ka folur rreth zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri më 11 maj.

Ai ka pyetur për rezultatet e pritshme të zgjedhjeve ChatGPT-në sipas të cilës dolën këto rezultate:

“E pyes sa mandate do të shpërndaheshin nëse PS merr 48% ndërsa PD merr 35%, sepse unë e di që PD bashkë me PL nuk shkojnë më poshtë se 35%, Partia Shqipëria Bëhet ka 6.4% dhe partia Mundësia ka 2.8% dhe Lëvizja Bashkë 1.7%. ChatGPT ka bërë analizën dhe nëse me minimalen e këtyre të dhënave, PS do të merrte 72-75 mandate, PD do të merrte 50-52 mandate, Shqipëria Bëhet 8-10 mandate, Partia Mundësia 2-4 mandate, nëse i ka votat të ndara mirë në qarqe, ndërsa Lëvizja Bashkë mund të marrë 1-2 mandate por është më e vështirë”,-tha Koka.

Gazetari tha se ka pyetur ChatGPT edhe për të dhënat maksimale të projeksionit:

“PD e kam mbajtur te 35%, e pyeta se sa mandate do të marrë PS me 52%, PD me 35%, Shqipëria Bëhet me 9.4%, Partia Mundësia me 4.8% dhe Lëvizja Bashkë me 3.7%. Sipas ChatGPT duke marrë parasysh ndarjen rajonale mandatet mund të ndahen si më poshtë:

PS do të merrte rreth 76-79 mandate, Partia Demokratike 49-51 mandate, Shqipëria Bëhet 10-12 mandate, ndërsa Partia Mundësia dhe Lëvizja Bashkë nuk e kalojnë pragun dhe mandatet e tyre shpërndahen”.