Ballina Sport Hamilton futet direkt në ‘parakalim’: Makina e Ferrarit më e mirë se...

Hamilton futet direkt në ‘parakalim’: Makina e Ferrarit më e mirë se ajo e Mercedes

36
0

Lewis Hamilton do jetë pjesë e Ferrarit, me shtatë herë kampionin e botës në Formula 1 që në moshën 40-vjeçare ndryshoi skuderi dhe pas 12 vitesh u largua nga Mercedes.

Tanimë së bashku me pilotin tjetër të Ferrarit, Charles Leclerc, britaniku testoi gomat e reja dhe nuk mundi të mos bënte aksident. Skuderia italiane vijon me provat, ndërsa për mediet Hamitlon është shprehur se “Kokëkuqja” ka makinë më të mirë se Mercedes në dy sezonet e fundit.

“Hamilton ndjehej më mirë në këtë makinë se në Mercedes të dy viteve të fundit. I pëlqenin ndjesitë e drejtimit të makinës dhe aksidenti që pati në ditën e parë erdhi për shkak se ai po testonte makinën në limitet e saj. Testi i parë ishte premtues, tifozët mund të jenë optimist”, shkruajnë mediet italiane.

Pilotët kanë pilotuar makinën SF-23 (makina e vitit 2023) dhe pavarësisht se ajo nuk ka qenë ‘njëvendëshja’ më e mirë Ferrari e viteve të fundit, mësohet se Hamilton ka thënë se ajo makinë është më e mirë se Mercedes. “Lewis është ndjerë mirë në makinë”, u shprehën burime nga Ferrari.