Ballina Rajoni Lëkundjet sizmike në Santorini/ Kryeministri Mitsotakis viziton ishullin grek, ja çfarë thotë...

Lëkundjet sizmike në Santorini/ Kryeministri Mitsotakis viziton ishullin grek, ja çfarë thotë ai

34
0

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Santorini, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Civile, në atë që zyrtarët e kanë quajtur “një shenjë solidariteti” për ishullin e goditur nga tërmeti.

Lideri i qendrës së djathtë e nisi vizitën – të parën që nga shprehja e shqetësimit nga sizmologët për rritjen e aktivitetit sizmik intensiv – duke inspektuar njësinë e lëvizshme të operacioneve të dërguar nga brigada e zjarrfikësve. Më pas ai ndaloi në spitalin e ishullit dhe vizitoi forcat speciale.

“Jam në Santorini për të mbikëqyrur gatishmërinë e mekanizmit shtetëror [të ngritur për t’u përballur] me fenomenin gjeologjik aktiv që po zhvillohet… Dua t’i siguroj banorët e Santorinit dhe ishujve të tjerë se shteti është në krahun e tyre. Është më mirë të jemi të përgatitur,” tha Mitsotakis.

Mijëra lëkundje nënujorë kanë tronditur ishullin që nga fundjava, me dy tërmete – me magnitudë 3.8 dhe 3.9 në shkallën Rihter – që goditën brenda dhjetë minutash, pak para se Mitsotakis dhe ekipi i tij të uleshin në ishull.

Një tërmet edhe më i fuqishëm, me magnitudë 4.8, tronditi Santorinin më herët në mëngjes, duke shkaktuar rrëshqitje të tjera gurësh.

Rreth 12,000 persona – banorë, turistë dhe punëtorë – janë larguar nga ishulli duke përdorur çdo mjet të mundshëm për të shpëtuar.

Autoritetet greke shpallën gjendjen e emergjencës në Santorini të enjten mbrëma, me kërkesë të kryebashkiakut të ishullit.

“Departamentet e zjarrfikësve, policia, roja bregdetare, forcat e armatosura dhe shërbimet e urgjencës mjekësore kanë shtuar menjëherë në Santorini dhe ishujt përreth personel shtesë dhe pajisje të specializuara,” tha zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, për gazetarët