Ballina Kulturë Letra nga Ferri! Ekspozita me letrat e të dënuarve në burgjet e...

Letra nga Ferri! Ekspozita me letrat e të dënuarve në burgjet e komunizmit

45
0

Letra të shkruara nga të burgosurit politikë për nënat, gratë dhe fëmijët e tyre, nën tortura çnjerëzore ne burgjet komuniste , u prezantuan në ekspozitën “Letra nga Ferri”, e hapur në Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër.

Disa prej këtyre letrave janë mesazhet e fundit të dërguara para ekzekutimit, duke dëshmuar forcën shpirtërore dhe intelektuale të të dënuarve përballë shtypjes komuniste.

Këto dorëshkrime autentike, të ruajtura me përkushtim nga familjarët, janë bërë publike për të përcjellë tek brezat e rinj historinë dhe vuajtjet e së shkuarës.

Diktatura solli shumë të këqija te ne dhe më e rrezikshmja si precedent ishte shkelja ashiqare e të drejtave të njeriut nëpër burgje.