Ballina Kosovë Lëvizja Vetëvendosje mbyll fushatën në Prishtinë, mijëra qytetarë në shesh për të...

Lëvizja Vetëvendosje mbyll fushatën në Prishtinë, mijëra qytetarë në shesh për të mbështetur Albin Kurtin

81
0

Lëvizja Vetëvendosje ka përmbyllur fushatën elektorale në Kosovë me një takim të madh në Prishtinë, ku mijëra qytetarë u mblodhën në mbështetje të Albin Kurtit dhe partisë së tij.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen të dielën, më 9 shkurt, ku 2,075,868 qytetarë brenda dhe jashtë vendit kanë të drejtë vote.

Procesi, i organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të zhvillohet në 38 komuna dhe 941 qendra votimi, prej të cilave 38 do të jenë të dedikuara për votimin me kusht.