Ballina Aktualitet Moti në Shqipëri me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Moti në Shqipëri me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

38
0

Shqipëria do të ketë mot të qëndrueshëm e të kthjellët, megjithatë nuk do të mungojnë alternime të herëpashershme vranësirash mesatare e kalimtare, kryesisht pjesën e parë të ditës, përqëndruar në relievet malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 14 m/sek e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore -4 deri 9°C;

Në zonat e ulëta 2 deri 17°C;

Dhe në bregdet 5 deri 16°C.