Sozia e banorit të “BBVA4” Gjesti, i ftuar në një intervistë për “Ftesë në 5” habiti me deklaratën e tij.
19-vjeçari nga Gjakova, Flori Kastrati, tregoi se si ka nisur ta imitojë Gjestin për shkak se shoqëria i ka thënë se ka një ngjashmëri “të tmerrshme” me banorin aktual të “Big Brother Albania”.
Teksa mbante në kokë një fjongo rozë për t’i dhënë performancës së tij imituese notën 10, Floriani u shpreh se përveçse ngjason me Gjestin, ai ka një pëlqim për Eglin.
Këtë deklaratë Floriani e bëri me nuance humori.
Floriani u shpreh se nuk do të ishte çudi që si sozia e Gjestit ne do të kemi mundësinë që ta shikojmë në një spektakël si “Portokalli” në të ardhmen.