Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet lidhur me një faqe instagrami në Korçë, e cila publikonte foto, video intime dhe të dhëna me fjalë denigruese për adoleshentët.
Policia ka arritur të identifikojë 2 vajza minorene, të cilat dyshohet se janë administratore të kësaj faqeje denigruese.
Faqja në fjalë, publikonte materiale denigruese për minorenët dhe adoleshentët, shpesh edhe video apo foto intime.
Pjesë e kësaj skeme kanë rënë dhjetëra të rinj të cilët janë vëne në shënjestër të sulmeve dhe publikime të materialeve denigruese. Disa prej tyre në anonimat të plotë treguan se si ka funksionuar kjo faqe anonime e cila ka shpërndarë materiale për ta apo për miqtë e tyre.
Të rinjtë të cilët kanë qënë shënjestër, ndodhen në një gjendje të rëndë psikologjik, ndërsa të tjërët ndihen te kërcënuar se mbase dhe ata mund të shënjestrohen.