Ballina Lifestyle Rita Ora shpërndan në Instagram thirrjen e nënës së saj për të...

Rita Ora shpërndan në Instagram thirrjen e nënës së saj për të dalë në zgjedhjet qendrore të dielën në Kosovë

31
0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka përdorur platformën e saj me mbi 16.2 milionë ndjekës për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit mbi zgjedhjet qendrore në Kosovë, të cilat do të mbahen këtë të diel.

Rita ka shpërndarë në Instagram një video të nënës së saj, Vera Sahatçiu Ora, e cila bën një thirrje publike për qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në votime.

Vera, e cila është psikiatre me profesion, e publikoi fillimisht videon në llogarinë e saj personale, ndërsa Rita u sigurua që mesazhi të arrinte një audiencë edhe më të gjerë.

Në video, Vera Sahatçiu Ora shprehet: “Të dashur bashkatdhetarë, duhet të jemi të lumtur që kemi mundësinë të votojmë për të ardhmen e shtetit tonë dhe për të mirën e vendit tonë. Votoni për përcaktimet e juaja, duke shpresuar që premtimet e fushatës të realizohen. Me fat Kosovë!”.