Klubi meksikan Monterrey ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e mbrojtësit spanjoll Sergio Ramos për një kontratë njëvjeçare.
Sipas raportimeve të mëdhave, veterani spanjoll, 38-vjeçar, do të fitojë katër milionë euro në vit sipas marrëveshjes.
Ramos ka zgjedhur të mbajë numrin 93, një nderim për golin që shënoi në finalen e Ligës së Kampionëve 2014 për Real Madridin kundër Atletico Madrid.
“Mbrojtësi historik i futbollit botëror, kampion i shumëfishtë me PSG dhe Real Madrid dhe kampion bote dhe Evrope me Spanjën. Mirë se vjen Sergio Ramos!”.
“Lidershipi juaj, cilësia teknike dhe qëndrimi fitues do t’i vendosin bardheblutë shumë lart”, thuhet në njoftimin e klubit meksikan.
Ndryshe, klubi i fundit i mbrojtësit veteran ishte Sevilla, të cilën ai e la verën e kaluar për t’u bërë lojtar i lirë.