Ballina Ekonomia Taksa vjetore për mjetet/ DPSHTRR: Pagesa brenda afatit shmang pagesën e dy...

Taksa vjetore për mjetet/ DPSHTRR: Pagesa brenda afatit shmang pagesën e dy viteve njëherësh!

49
0

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor njoftoi se, pronarët e mjeteve duhet të paguajnë brenda afatit të vlefshmërisë taksën e mjetit për të shmangur pagesën e dy viteve njëherazi.

DPSHTRR ndau në rrjete sociale sqarimin përkatës për Taksën Vjetore të Mjeteve të Përdorura (TVMP) dhe dilemat e qytetarëve mbi termat e pagesës.

DPSHTRR sqaron se, “duke qenë se ju nuk keni kryer pagesën e taksës (TVMP), të vitit 2024 brenda afatit të vlefshmërisë ju cilësoheni në vitin 2025, si debitor për vitin 2024. Në momentin që ju paraqiteni në sportel në vitin 2025 ju detyrimisht duhet të paguani taksën e prapambetur të vitit 2024 përfshirë edhe kamatat e lindura për atë detyrim”.

DPSHTRR thekson se, “të qenit debitor për vitin 2024 në vitin 2025, ju penalizon në vlefshmërinë e afatit të vlefshmërisë së taksës për vitin 2025. Taksa vjetore e mjeteve të përdorura të transportit është taksë vjetore për çdo vit kalendarik nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit përkatës, për të cilën llogaritet dhe paguhet dhe ka vlefshmëri 365 ditë, pavarësisht nga momenti në të cilën ajo paguhet. Pra nuk po paguani taksa për dy vite. Thjesht, më 1 janar ka lindur detyrimi për taksën e vitit 2025 dhe ndërkohë pagesa e vonuar e vitit 2024 ndikon në afatin e vlefshmërisë për taksën e vitit 2025, ndaj paguhen njëherazi”.

DPSHTRR njofton se, nëse një mjet nuk përdoret për disa muaj, për të evituar pagesën e taksave, pronarët e tyre mund të kryejnë çregjistrimin e përkohshëm të tij.