Ballina Kronika Vetëm një plumb në kokë/ U gjet dje i pajetë në automjet,...

Vetëm një plumb në kokë/ U gjet dje i pajetë në automjet, pista kryesore mbetet vetëvrasja! Romario Brunga i martuar vetëm 7 muaj më parë

76
0

Vetëvrasja mbetet pista kryesore e hetimeve për ngjarjen e rëndë ku 25-vjeçari Romario Brunga u gjet i pajetë këtë të enjte.

Gazetari Elidon Ndreka raporton se sipas grupit hetimor të ngritur nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa trupi i pajetë është gjetur nga të afërmit dy orë më vonë.

Brunga kishte marrë një goditje plumbi në kokë, ndërsa arma me të cilën është qëlluar u gjet brenda automjetit të tij, e mbushur. Ekspertiza paraprake tregon se automjeti nuk ka shenja të dëmtimeve të jashtme, dhe as viktima nuk ka pasur dëmtime të tjera në trup. Pikërisht këto detaje kanë bërë që hetimet të përqendrohen kryesisht në pistën e vetëvrasjes, ndërsa policia po vijon të marrë në pyetje familjarët dhe të njohurit e tij për të zbuluar nëse 25-vjeçari kishte pasur konflikte apo probleme me persona të tjerë.

Romario Brunga ishte martuar në gusht të vitit të kaluar, por vetëm shtatë muaj më pas vendosi t’i jepte fund jetës me një të shtënë arme.