Ballina Rajoni Aksidenti me vdekje i shqiptarit… zbulon vjedhjen 1 milion euro në Greqi

Aksidenti me vdekje i shqiptarit… zbulon vjedhjen 1 milion euro në Greqi

44
0

Një vjedhje e madhe në një shtëpi në zonën e Nea Erithrea, e kryer në shtator të vitit 2024, u zbardh nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Athinës. Vlera e vjedhjes ishte rreth 1 milion euro, ku mes sendeve të grabitura edhe shufra ari.

Ajo që është befasuese është se shufrat e arit që kishin vjedhur hajdutët nuk u gjetën, ndërsa policia po vijon hetimet për zbulimin e tyre.

Mësohet se autorët kishin marrë dijeni për ekzistencën e kësaj pasurie në shtëpinë e viktimës nëpërmjet një të afërmi të tij, i cili kishte hyrë në lidhje me një 35-vjeçar shqiptar dhe anëtar i katërt i bandës, i cili ndërroi jetë pak ditë pas vjedhjes në një aksident trafiku në Theologos të Fthiotidës. Në mjetin e tij policia gjeti një shumë të madhe parash, pjesa e tij nga vjedhja.

Policia ka vënë në pranga 3 grekë, të cilët së bashku me bashkëpunëtorin e tyre që mbeti i vdekur, kishin kryer vjedhjen e madhe. Atyre u janë sekuestruar 87. 410 euro, 7 celularë, detektor metalik, peshore elektronike precize si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së vjedhjes së mësipërme.