Ballina Europë Dënohet me 7 vite burg ish-futbollisti shqiptar, ishte kthyer në lojtar kyç...

Dënohet me 7 vite burg ish-futbollisti shqiptar, ishte kthyer në lojtar kyç në tregun e kokainës me shumicë

71
0

Një 27 vjeçar shqiptar që u ndalua në Londër në janar të këtij viti, pasi u gjet me kokainë dhe 80 mijë paund, është dënuar me 7 vite e gjysmë burg.

Oficerët e Partneritetit të Krimit të Organizuar, një njësi e përbashkët e Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe Shërbimit Policor Metropolitane, arrestuan 27-vjeçarin, Gleni Goleci në janar të këtij viti.

Ata kontrolluan automjetin “Hyundai” që ai drejtonte dhe gjetën 1.5 kilogram kokainë dhe afërsisht 20 mijë paund cash në bagazh. Oficerët e OCP kontrolluan gjithashtu banesën e tij në Brentford dhe gjetën gjashtë kilogramë kokainë dhe afërsisht 60 mijë paund.

Sipas mediave të huaja, Goleci, një emigrant ilegal shqiptar pa vendbanim të caktuar në Mbretërinë e Bashkuar, u arrestua dhe u akuzua për drogë dhe posedim të veprave penale të pronës. Ai gjithashtu rezulton të ketë luajtur si futbollist për të rinjtë e Shkëndisë së Tiranës, përpara se të emigronte në Angli.

Ai u deklarua fajtor në Gjykatën e Kurorës Isleëorth dhe u dënua menjëherë me shtatë vjet e gjysmë burgim.